Vetting-u, gjyqtari Gentian Medja në seancë dëgjimore

TIRANË, 30 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/ – Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja i është nënshtruar sot procesit të vetting-ut. Trupi gjykues që do marri vendim për gjyqtarin Medja  përbëhet nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
KPK lexoi raportet për gjyqtarin, duke zhvilluar edhe një hetim mbi tre kriteret si vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale. Duke ju referuar raportit të ILDKPKI, KPK ka konstatuar se gjyqtari Gentian Medja nuk ka deklarime të rreme dhe as konflikt interesi.
Sa i përket pasurisë, Medja ka llogari bankare në vlerën 1 milion lekë, llogari e pagës si gjyqtar, rreth 1.1 milionë lekë, kursime familjare në vite “cash” bashkë me prindërit. 1 milion lekë, ku zotëron 50% dhe një autoveturë “Benz”, blerë për 250 mijë lekë. Nuk ka pasaktësi në këto llogari. Përsa i përket pasurisë së prindërve, ata kanë një apartament 64 metra katrorë në Shkodër, 72 aksione të babait në vlera nga 75 mijë lekë. Ka rezultuar se nuk kanë krijuar të ardhura. Për këtë pasuri nuk ka pasaktësi apo dyshime. Nuk ka pasuri të padeklaruara apo të fshehura.
KPK deklaroi se Gjyqtari i Gjykatës Administrative, Gentian Medja nuk ka pasuri të paluajtshme. Referuar raportit të DSIK konstatohet se Gentian Medja nuk ka lidhje me persona të papërshtatshëm./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.