SOFT NEWS – Aeroporti i Tokio-Naritës detyrohet të mbyllë një pistë pasi avioni i ‘’Air Canada’’ ngatërron rrugën

SOFT NEWS  –  Aeroporti ndërkombëtar i Tokio-Naritës detyrohet të mbyllë një pistë pasi një avion i ‘’Air Canada’’ ngatërron rrugën

TOKIO, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Aeroporti ndërkombëtar i Tokio-Naritës u detyrua sot të mbyllë një nga dy pistat e tij, pasi një avion mori drejtimin e gabuar pas uljes në tokë, bëri të ditur televizioni publik NHK.

Boeing-u 787 i kompanisë ‘’ Air Canada’’ ishte nisur nga Montreali me 210 pasagjerë në bord ku i është dashur të qëndrojë disa orë i bllokuar në një rrugë lidhëse në ndërtim e sipër përgjatë pistës.

Nuk ka raportime për të plagosur gjatë incidentit të shënuar në këtë aeroport, i cili ndodhet në lindje të Tokios, i dyti më i madh i Japonisë me 40 milionë pasagjerë dhe 250 000 fluturime në vit.

Sipas NHK-së, avioni është lëvizur me ndihmën e një rimorkioje vetëm pesë orë pasi kishte marrë këtë rrugë.

Gjashtë fluturime u anuluan dhe disa të tjera u zhvendosën drejt aeroporteve të tjera./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.