SHBA – Shtëpia e Bardhë : Ortega është ‘’përgjegjës’’ i dhunës në Nikaragua

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-AFP/ – SHBA-ja i cilësoi sot presidentin e Nikaraguas, Daniel Ortega dhe bashkëshorten e tij, Rosario Murillo, e cila mban postin e zëvendëspresidentes si ‘’përgjegjës’’ të akteve të dhunës në këtë shtet të Amerikës Qendrore.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur me anë të një komunikate për shtyp se SHBA-ja dënon me forcë aktet e vazhdueshme të dhunës të konstatuara në Nikaragua dhe abuzimet me të drejtat e njeriut të kryera nga regjimi Ortega në formë kundërpërgjigje të protestave me karakter politik.

Protestat kundër presidentit Daniel Ortega që po trazojnë Nikaraguan prej tre muajsh kanë shënuar më shumë se 300 të vdekur dhe 2 000 të plagosur.

Shtëpia e Bardhë theksoi se presidenti Ortega dhe zëvendëspresidentja Murillo janë përfundimisht, përgjegjës të milicëve pro-qeverisë, të cilët ushtruan akte vandale ndaj popullit të tyre.

Uashingtoni ka vendosur ndërkohë sanksione financiare si dhe kufizime për dhënien e vizave ndaj disa zyrtarëve të lartë të Nikaraguas.

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.