Rezerva energjetike në nivele rekord, sa dyfishi i vitit të kaluar

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur se rezervat energjetike në vend vijojnë të mbeten më të larta se vitin e kaluar, duke shënuar një rekord historik për këtë kapacitet energjetik gjatë muajit korrik 2018.
Sipas KESH-it, ndryshe nga viti i kaluar, kur vendi u përball edhe me një thatësirë, e cila ndikoi në sistemin energjetik të varur pothuajse tërësisht nga hidrocentralet, sot treguesit e këtij sektori janë mëse optimalë dhe të qëndrueshëm.
Përgjatë javëve të fundit, rezerva energjetike llogaritet në rreth 1300-1200 GWh energji, ose dyfishi që ishte në periudhën korrik 2017. Kjo përbën një rekord historik për këtë kapacitet energjetik gjatë muajit korrik, bën të ditur KESH-i. e.xh/r.e//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.