FUTBOLL – ”Sunday Times”: Katari sabotoi kandidatët rivalë të botërorit 2022

ROMË, 30 korrik  /ATSH-ANSA/ – Skandal i ri në horizont për Kupën e Botës të vitit 2022 në Katar, ku po punohet me sforco dhe shpenzime të mëdha për ngjarjen më të madhe futbollistike të botës, sipas gazetës britanike ”Sunday Times”.

Emiratet e Katarit akuzohen se kanë promovuar një fushatë okulte kundër vendeve rivale për organizimin e këtij botërori, veçanërisht kundër SHBA dhe Australisë duke përdorur madje edhe ish-agjentë të CIA-s.

”Sunday Times” pretendon se ka dokumente nga fushata promovuese e Katarit dhe se Doha arriti të ndikonte duke thënë se Koreja e Jugut, Japonia, SHBA dhe Australia ishin kundër mbajtjes së Kupës Botërore të futbollit.

Këtë strategji do ta organizonte dhe realizonte ish-oficeri i shërbimeve sekrete, Brown Lloyd Jones, i cili ishte në listën e pagesave nga Katari, si dhe një ekip tjetër ish-007-ash.

Po kështu, një akademik amerikan, sipas dokumenteve, ishte paguar 9 000 dollarë për të shkruar një raport negativ lidhur me ndikimin financiar që kjo kupë botë do të kishte./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.