Bostani i Divjakës, 81 mijë ton eksport

131

Bostani i Divjakës, 81 mijë ton eksport

Bostani i Divjakës, 81 mijë ton eksport https://ata.gov.al/2018/07/30/bostani-i-divjakes-81-mije-ton-eksport/ Festa e bostanit mbledh mijëra pushues në disa ditë të zhvilluar në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqini dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të këtij panairi lokal. Duke ju referuar bostanit si produkti më i eksportuar i zonës, që këtë vit shënoi rekordin e shitjeve jashtë vendit prej 81 mijë ton, ministri Klosi solli edhe një kuriozitet, atë të eksportimit të bostanit të Divjakës në Suedi.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 30 Korrik 2018

TIRANË,30 Korrik / ATSH / – Festa e bostanit mbledh mijëra pushues në disa ditë të zhvilluar në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqini dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të këtij panairi lokal. Duke ju referuar bostanit si produkti më i eksportuar i zonës, që këtë vit shënoi rekordin e shitjeve jashtë vendit prej 81 mijë ton, ministri Klosi solli edhe një kuriozitet, atë të eksportimit të bostanit të Divjakës në Suedi.

“Mbase dhe kjo është e bukura e këtij sezoni që shumë bostanë është eksportuar në Suedi dhe shumë suedezë kanë ardhur në Divjakë për të kaluar pushimet, së bashku me të rinjtë e projektit Smile kemi pritur shumë më tepër turistë se vitin e kaluar”- deklaroi ministri Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se idea e festave të sezonit, është për t’i dhënë një shtysë agroturizmit për të qenë pjesë e zhvillimit turistik.

“Kjo është idea jonë e festave të sezonit, festa të cilat nuk janë vetëm për të krijuar një atmosferë më të mirë për turistët që frekuentojnë plazhet tona, por më shumë se kaq duam që prodhimi vendas të promovohet, duam që tregtarët të shesin më shumë produktet e tyre dhe ajo çfarë ne kemi thënë, agrobiznesi, agroturizmi të jetë pjesë e zhvillimit të këtij sezoni. Jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi gjatë gjithë sezonit nga veriu në jug për të mbështetur kryetarët e bashkive, pushtetin lokal në organizmin e këtyre aktiviteteve të thjeshta, por që i kanë dhënë sezonit një ngjyrë, një buzëqeshje krejt tjetër. Shumë faleminderit studentëve të projektit Smile të cilët janë të palodhur në ushtrimin e aktivitetit të tyre dhe mikpritjes e cila tashmë është bërë një histori shumë e bukur buzëqeshjeje në të gjithë Shqipërinë’’ – deklaroi ministri Klosi.

Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi u shpreh se Divjaka këtë herë pret një rritje prej 30 përqind të turistëve më shumë se një vit më parë, kjo falë edhe më shumë ofertave turistike që ofron tashmë zona e mbrojtur. Kreu i turizmit gjithashtu ndoqi itinerarin më të ri turistik në zonën e Divjakës, shëtitjen me varka në lagunë. S

ë bashku me vëzhgimin e zogjve dhe investimin e realizuar nga bashkia e Divjakës për ngritjen e një kulle vrojtimi, itinerari me varka plotëson agjendën e turistëve të huaj që kërkojnë më shumë se turizmin e rërës. Gjatë vizitës së tij, në parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, ministri Klosi vlerësoi punën e të rinjve të projektit Smile të cilët e kanë shndërruar mikpritjen në një histori shumë të bukur buzëqeshjeje në të gjithë Shqipërinë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.