AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/7/2018

BERLIN (Gjermani) – Konferencë shtypi e kreut të diplomacisë gjermane me homologun shqiptar.

PUTRAJAYA (Malajzi) – Publikohet raporti për hetimin përfundimtar mbi zhdukjen e avionit “Malaysia Airlines” (MH370) në 2014.

PEKIN (Kinë) – Vizitë e ministrit britanik të Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt në Kinë.

SOTÇI (Rusi) – Takim për zgjidhjen e krizës në Siri në formatin e ashtuquajtur Astana (Rusi, Iran, Turqi, përfaqësues të Damskut dhe rebelëve).

PARIS (Francë) – Vazhdojnë seancat për çështjen Benalla nga komisioni i Senatit.

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump pret kreun e qeverisë italiane, Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë.

UASHINGTON (SHBA) – Mike Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit dhe Wilbur Ross, sekretar i Tregtisë, para Dhomës amerikane të Tregtisë.

MORONI (Komore) – Referendum nën tension të lartë për një reformë kushtetuese që i mundëson presidentit, Azali Assoumani të zgjasë mbretërimin e tij.

HARARE (Zimbabve) – Zgjedhje presidenciale dhe legjislative në Zimbabve, zgjedhjet e para që prej rrëzimit të presidentit, Robert Mugabe.

KARAKAS (Venezuelë) – Njëvjetori i zgjedhjes së Asamblesë kushtetuese në Venezuelë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.