TURQI – Mbytet një anije në Egje, 3 foshnja humbin jetën

BALIKESIR, 29 korrik /ATSH-AA/ – Një gomone me 16 persona në bord, përfshirë edhe disa pjesëtarë të dyshuar të FETO-s, është mbytur në veriperëndim të Turqisë, në Detin Egje në rrugën drejt ishullit grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).

“Gjashtë persona, në mesin e të cilëve tre foshnja humbën jetën pas fundosjes së gomones pranë ishullit Ciplak të qarkut Ayvalik të provincës Baliksehir”, u shpreh guvernatori i qarkut, Gokhan Gorguluarslan.

Nëntë personat e tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare dhe një person rezulton i zhdukur. Në gomone ishin dy trafikantë, ka shtuar Gorguluarslan.

Në gomone po ashtu ndodheshin edhe disa persona që dyshohet të jenë anëtarë të FETO-s, organizatës terroriste e cila orkestroi përpjekjen e grusht të dështuar të shtetit në korrikun e 2016.

FETO dhe kreu i saj Fetullah Gülen kanë udhëhequr një fushatë disa vjeçare për rrënimin e shtetit duke u infiltruar në institucionet shtetërore, kryesisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Natën e tentativës së grushtit të shtetit, të kryer nga FETO, më 15 korrik të vitit 2016, në Turqi ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.