SOFT NEWS – I bindur se ”drejtohej nga qielli” ndërton një labirint, i kthyer tashmë në një atraksion turistik

EREVAN, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Në kohën kur Tossia Gharibian i kërkoi bashkëshortit të saj për të ndërtuar një bodrum për të ruajtur patatet, as nuk mund t’a imagjinonte që ai do të gërmonte një labirint të tërë, i cili që nga ajo kohë është kthyer në një prej atraksioneve kryesore turistike të Armenisë.

Një labirinth me galeri të nëndheshme, shkallë të pafundme. Prej më shumë se 23 vitesh, bashkëshorti i saj Levon Arakelian gërmoi një rrjet bodrumesh dhe tunelesh poshtë shtëpisë së tij në Arinj, një qytezë e vogël me 6 000 banorë pranë Erevanit.

Me të nisur së gërmuari, ishte e pamundur më të ndalej, shprehet bashkëshortja e tij.

Çdo ditë Levon gërmonte prej më shumë se 18 orësh, pushonte vetëm për të marrë një sy gjumë të shkurtër dhe rikthehej me nxitim në labirint. Nuk e di sa herë jam grindur me të për këtë gjë, pasi i ishte kthyer në një fiksim përmbushja e objektivit të tij.

Nuk ka skicuar kurrë plane, por thoshte shpesh se e shihte në ëndërr se çfarë duhet të bënte më pas, shprehet gruaja, ndërsa Levon ishte i bindur se ”udhëhiqej nga Qielli”./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.