Ndërtimi i urës ekologjike kthen ishullin e Zvërnecit në një destinacion artistik

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155993598571523/

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ – Ura ekologjike e ndërtuar në ishullin e Zvërnecit ka bërë që ky ishull të kthehet  në një destinacion artistik dhe i frekuentueshëm për të gjithë këmbësorët e interesuar.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregohen disa momente festive në ishullin e Zvërnecit, që fal ndërtimit të urës është bërë e frekuentueshme për të gjithë të interesuarit.

“Ishulli i Zvërnecit i hapur për këmbësorët falë urës ekologjike të ndërtuar plot shije nga bashkia e qytetit, është kthyer sot edhe në një destinacion artistik në kuadrin e risive të këtij sezoni plot aktivitete kulturore, artistike e të traditave përgjatë vijës bregdetare”, – shkrua Kryeministri./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.