IRAK – Mungesa kronike e energjisë elektrike çon ne shkarkimin e ministrit të Energjisë

200

BAGDAD, 29 korrik /ATSH-AFP/ – Kryeministri irakian, Haider al-Abadi shkarkoi sot ministrin e Energjisë, Qassem al-Fahdaoui njoftoi zyra e tij, pas manifestimeve që tronditën prej tre javësh jugun e Irakut, kryesisht për të denoncuar mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Ky vendim u mor për shkak të përkeqësimit të sektorit të energjisë elektrike, bëhet e ditur në një deklaratë.

Në kortezhet e protestuesve në të gjithë pjesën jugore të vendit, por kryesisht në Bagdad, shkarkimi i Fahdaoui ishte pjesë e sloganeve të protestuesve, ndërsa familjet irakiane furnizohen në ditë vetëm me disa orë energji elektrike./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.