Akuzat, Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh, opozita kundër procesit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, duke i cilësuar akuzat e kësaj të fundit kundër procesit të Vetting-ut si ato të frontit të dikurshëm Demokratik të lagjes.

Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur në rrjetet sociale.

“Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli,”, theksoi Kryeministri ne statusin e tij./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.