Vokshi: Anulim të koncesionit të check up

185

TIRANE, 28 Korrik/ATSH/- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi paralajmëroi sot gjatë një deklarate për shtyp se Partia Demokratike është e vendosur të anulojë çdo koncesion, duke pasur prioritet atë të check up.

Gjithashtu Vokshi u shpreh se pavarësisht rritjes së deklaruar vetëm 26 përqind e popullsisë që e përfiton, e ka bërë check up-in.

“Është qartësisht e dukshme se kontrata e konçesionit të check up-it tashmë ka dështuar. Jo vetëm se analizat janë të pasakta dhe burrat rezultojnë shtatzënë dhe gratë me prostatë, por edhe sepse me gjithë falsifikimet dhe rritjet fiktive, vetëm 26 për qind e popullsisë që përfiton, kanë kryer analizat e check up-it”, tha Vokshi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.