SOFT NEWS – Merr fund çudia e trashëguar nga BRSS-ja për oraret e trenave

122

MOSKË, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Stacionet e trenave në Seberi do të marrin për bazë orën e Moskës?  Nuk do të vijohet më me këtë mënyrë njoftoi të mërkurën sistemi i transportit hekurudhor rus, duke i dhënë fund çudisë së trashëguar të BRSS-së, që ishte kthyer në konfuzion për udhëtarët.

Kompania kombëtare e hekurudhave (RzhD) njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, stacionet e trenave do të afishojnë dhe lajmërojnë nisjet e trenave sipas orës lokale, një formë për t’i përmirësuar udhëtarëve  cilësinë e shërbimit.

Në të gjithë Rusinë dhe 11 zonave të saj kohore, stacionet e trenave afishonin deri më tani vetëm orën e kryeqytetit. Stacioni i trenit të Irkutskit njoftonte në këtë mënyrë se ishte ora 09 :00, ndërkohë që ky qytet siberian ishte pesë orë përpara me Moskën.

Në biletat e trenit shfaqej edhe ora e kryeqytetit, kjo gjë shkaktonte konfuzion tek pasagjerët të cilët ndodhte të mbërrinin në stacion disa orë përpara, dhe më së shumti ishin me vonesë, kryesisht turistët.

Për shtetasit rus, kjo veçori e futur në periudhën sovjetike, nënkuptonte një përdorim me shumë shkathtësi mes zonave kohore si për të bërë një llogaritje të zgjuar përpara çdo blerje të biletës së trenit./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.