Portieri i thotë lamtumirë futbollit, nis betejën me sëmundjen e rëndë

TIRANË, 28 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Portieri Nigeria i Ulverhemptonit, Karl Ikeme, largohet nga futbolli i luajtur. Shkak për këtë veprim të papritur është një sëmundje e rëndë me të cilën gardiani duhet të përballet.  Ai u diagnostikua me leuçemi akute dhe ndeshjen e fundit e luajti në 18 mars të vitit 2017 kur edhe u zbulua sëmundja.

“Kam folur me mjekun dhe më ka sugjeruar të tërhiqem, sepse kurat e kanë dobësuar trupin tim. Shëndeti është prioritet tani, nuk mund të rrezik. Falënderoj nga zemra Ulvërhemptonin për mbështetjen, por ashtu edhe njerëzit që do të mbledhin donacione për të më ndihmuar. Jam krenar që e kam kaluar gjithë karrierën time te një klub, jam krenar që mund të kthehem tek Ulvs dhe të ndjej se më duan”, ishin fjalët e Ikeme pas vendimit.

 

Të shumtë ishin kolegët e portierit Ikeme që i dërguan mesazhe mbështetje 32-vjeçarit. Duke filluar nga Kasijas, Ter Shtegen, Xho Hart..etj

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.