BRUKSEL – Ish-presidenti i Katalonjës, Puigdemont rikthehet në Belgjikë për të vijuar betejën separatiste

BRUKSEL, 28 korrik /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti indipendentist i Katalonjës, Carles Puigdemont rikthehet sot në Belgjikë për të vijuar betejën separatiste në skenën ndërkombëtare, me synimin për të ruajtur drejtimin e këtij rajoni.

Puigdemont u shpreh se aktiviteti i tij politik do të përqëndrohet në Belgjikë, natyrisht me vullnetin për të vijuar mandatin e popullit drejt një Katalonje të pavarur dhe bashkëpunuar me politikanët katalanas ”të burgosur padrejtësisht”.

Katër muaj pas arrestimit të Puigdemont në Gjermani, ndërsa kthehej në Belgjikë me makinë nga Finlanda, lideri separatist katalanas i moshës 55 vjeç, rikthehet në zemër të Europës me një pozitë më të konsoliduar nga vendimi i Spanjës për tërheqjen e urdhër arrestit europian./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.