BRITANI E MADHE – Parashikime pesimiste për temperatura e larta

LONDËR, 28 korrik /ATSH-ANSA/ – Temperaturat e larta mbi mesataren e zakonshme të sezonit për pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe nuk raportohen që prej vitit 1976.

Duke iu referuar një  studimi, mendohet se situata e jashtëzakonshme e këtyre javëve mund të përfshijë shumicën e vendit duke nisur nga viti 2040 si shkak i ndryshimit të klimës globale.

Gjithashtu mendohet se deri në vitin 2050, ky fenomen mund të provokojë deri në 7 000 viktima në vit në qoftë se ishulli nuk merr masa për uljen e dioksidit të karbonit.

Shkencëtarët nuk janë të gjithë dakord se ndryshimet klimatike në këto ditë, në shumë vende të Europës, kanë lidhje me ndryshimet klimatike, por janë unanimisht dakord për uljen e gazrave të dioksidit të karbonit./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.