Vizat për studime, kujdesi që duhet treguar në pikën e hyrjes në SHBA

253

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ – Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë kujdes që të hyjnë në tokën e “premtuar” para datës së fillimit që tregohet në fomularin I-20.

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që t’i tregojnë autoriteteve këtë formular në momentin që do të hyjnë në SHBA.

“Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni. Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë!” – theksojnë ekspertët e ambasadës.

Kategoritë e vizave imigruese

Vizat imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë:
IR-1: Bashkëshort/e i/e qytetarit amerikan;
IR-2: Fëmijën në moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan;
IR-3: Jetim i birësuar jashtë SHBA nga një qytetar amerikan;
IR-4: Jetim që do të birësohet në SHBA nga një qytetar amerikan;
IR-5: Prind i një qytetari amerikan, i cili është të paktën 21 vjeç.
Vizat imigruese bazuar në preferencën familjare (Të Limituarit):
– Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, në qoftë se kanë;
– Preferenca e dytë familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenë, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) të banorëve të përhershëm të ligjshëm.
– Të paktën 27 për qind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
– Preferenca e tretë familjare (F3): Djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
– Preferenca e katërt familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanë janë të paktën 21 vjeç.

z.tosku/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.