Terminali multimodal i Elbasanit ul ndotjen e ajrit

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Prezantimi i planit të terminalit multimodal ka ngjallur diskutime në takimin e Këshillit Ekonomik të qytetit, sa i takon linjave të transportit urban dhe interurban. Në një takim me biznesin, kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka sqaruar edhe një vendimin për largimin e autobusëve nga qyteti, vendim i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndotjen e shkaktuar nga karburantet, duke shtuar se ka vend për përmirësim në këto vendime.

Sejdini informoi se shumë shpejt zona e Paprit dhe ajo e Bradasheshit do të pajisen me linjë urbane, ndërsa duke iu rikthyer terminalit multimodal, ai do të jetë i vendosur tek stacioni aktual i trenit.

Nga anëtarët e Këshillit Ekonomik, por edhe nga ekspertët e projektit PLGP, ky terminal u cilësua si domosdoshmëri për Elbasanin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.