Sulmet e LSI, reagon aktori Ndrenika

TIRANE, 27 korrik /ATSH/ -Mëngjesin e sotëm deputeti i LSI, Luan Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook për çështjen e Teatrit Kombëtar duke kritikuar qasjen e aktorëve për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar.

Ai sulmoi Robert Ndrenikën në lidhje me kërkesën e bërë  të kryesuar nga ky i fundit për ta shpallur vendin ku ndodhet teatri monument kulture dhe ndërtimin e një teatri të ri Kombëtar.

Por i menjëhershëm ka qene reagimi i aktorit te madh, Robert Ndrenika, i cili nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson Luan Ramën një dezinformator të opinionit publik.

Statusi i Robert Ndrenikës:

More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR” /e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.