SLLOVAKI – Lideri i ekstremit të djathtë nën akuzë për promovim të ekstremizmit neo-nazist

BRATISLAVË, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Prokuroria sllovake akuzoi liderin e një partie të ekstremit të djathtë përfaqësues në parlament, për promovimin të ekstremizmit me shpërndarjen e çeqeve familjeve në nevojë me vlerë e 1488 eurove, që i referohet një simboli neo-nazist.

Deputeti Marian Kotleba u akuzua për nxitje të ndjenjave të simpatisë për një forcë politike që ka si platformë shtypjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut’’, deklaroi sot për median Jana Tokolyova, zëdhënës i zyrës së prokurorit që po merret me hetimin e çështjes.

Çështja ka lidhje me një akt bamirësie të organizuar në vitin 2017 nga lëvizja e Kotlebas, partia popullore Sllovakia jonë (LSNS) gjatë së cilës ai u shpërndau familjeve në nevojë çeqe me vlerë rreth 1488 euro, kur dihet që numri 1.488 është një simbol i njohur neo-nazist.

Deputeti mund të dënohet deri në tre vite burg./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.