SHBA – Zjarret në pyjet e Kalifornisë jashtë kontrollit

272

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Një person humbi jetën pas një zjarri që përfshiu pyjet në veri të Kalifornisë, që ka shkaktuar gjithashtu evakuime të shumta, njoftuan sot autoritetet.

Zjarri, i quajtur “Carr”, përfshiu qytetin e Redding.

Ai është ende jashtë kontrollit të zjarrfikësve.

“Viktima ishte një drejtues buldozeri që po luftonte me zjarrin”, theksoi Bret Gouvea, komandant në departamentin kalifornian të pyjeve dhe mbrojtjes kundër zjarreve./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.