SHBA – Trump: Sanksione nëse Turqia nuk liron pastorin amerikan

UASHINGTON, 27 korrik  /ATSH-AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se nëse Turqia nuk lironte pastorin kristian, Andrew Brunson, ajo do të përballej me sanksione.

”Është një kristian i devotshëm dhe një njeri human, i cili po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm duhet të lihet i lirë menjëherë”, theksoi Trump në Twitter.

Pastori Andrew Brunson u arrestua pas grushtit të shtetit të vitit 2016 kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai u la në arrest shtëpie, por mbi të rëndojnë akuza për terrorizëm dhe spiunazh, akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.