RUSI – Putin : I gatshëm për të vizituar Uashingtonin

MOSKË, 27 korrik /ATSH-AFP/ – Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për të udhëtuar drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump dhe siguroi se ka ftuar presidentin amerikan në Moskë, pas samitit të parë që shkaktoi një lum kritikash në SHBA.

Gjatë një konference shtypi në Johannesburg në vazhdën e samitit të BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) presidenti Putin u shpreh se ishte i gatshëm për të ftuar presidentin Trump në Moskë, dhe se ky i fundit e kishte këtë ftesë. Jam i gatshëm për të vizituar Uashingtonin.

‘’E përsëris edhe një herë, vetëm nëse në Uashington janë krijuar kushtet e favorshme për të punuar’’, paralajmëroi ai.

Këto takime me Trump janë të dobishme. Kontaktet në nivelin më të lartë politik janë të domosdoshme, theksoi ai, duke siguruar se dy liderët nuk mund të diskutojnë gjithçka me anë të telefonit./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.