Aktiviteti fizik dhe roli i tij në parandalimin e diabetit

314

TIRANE, 27 korrik /ATSH/ -Aktiviteti fizik sjell efekte të mëdha përmirësuese në shumicën e sëmundjeve kronike. Këto përfitime nuk janë të limituara thjesht në parandalimin apo kufizimin e përparimit të sëmundjes, por përfshijnë përmirësimin e formës fizike, forcimin e muskujve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Diabeti është një sëmundje me një rrezik në rritje. Diabeti i tipit 2 (jo insulinë–vartës) zakonisht ndodh tek të rriturit e moshës mbi 40 vjeç, por raste janë shfaqur edhe te fëmijët dhe moshat e reja, pasi dhe përqindja e obezitetit është rritur. Ka të dhëna të cilat tregojnë se aktiviteti fizik ndihmon në parandalimin e diabetit tip 2; faktorët predispozues për njerëzit aktivë janë 30% më të ulëta se ato të njerëzve joaktivë.

Të dy, si aktiviteti fizik i moderuari dhe aktiviteti fizik intensiv zvogëlojnë rrezikun, por duhet të kryhen rregullisht./e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.