1821 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ 1821 është numri i përgjithshëm i gjobave të lëshuara nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të kaluara.

Gjatë ditës së enjte kanë ndodhur gjithsej 79 aksidente, prej tyre 25 përfunduan me të lënduar, kurse 54 pa të lënduar.

Katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, po ashtu katër janë dërguar në mbajtje, kurse 13 janë arrestuar. /KosovaPress/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.