SPANJË – Turizmi ul ndjeshëm papunësinë

MADRID, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Niveli i papunësisë në Spanjë është ulur në tremujorin e dytë duke arritur në 15,3% nga 16,7% që ishte tremujorin e mëparshëm, në sajë të shërbimeve dhe turizmit, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.

Pavarësisht një rritjeje dinamike (+2,7% parashikuar në 2018), Spanja mbetet, pas Greqisë, vendi i Bashkimit Europian më i prekur nga papunësia.

“Në fund të muajit maj, shkalla e papunësisë në BE ishte 7% dhe ai i zonës euro 8,4%”, sipas të dhënave të fundit të nga Eurostat.

Në Spanjë, situata e punësimit është përmirësuar ndjeshëm në shërbime gjatë tremujorit të dytë, periudhë që korrespondon me fillimin e sezonit turistik.

Rajonet që përfitojnë më shumë nga përmirësimi i punësimit janë gjithashtu ato më turistiket në vend, ishujt Baleare, Andaluzia dhe Katalonja./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.