SEUL – Pheniani riatdheson trupat e ushtarëve amerikanë

156

SEUL, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Pheniani do të riatdhesojë nesër trupat e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës së Koresë, njoftoi sot agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” duke nisur një proces të vendosur gjatë samitit historik mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Kthimi i trupave të ushtarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 1950-1953 bën pjesë në marrëveshjen e nënshkruar më 12 qershor nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un.

Riatdhesimi i parë do të bëhet të premten, me rastin e 65-vjetorit të armëpushimit që i dha fund luftës”, njoftoi “Yonhap” duke cituar burime diplomatike.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane refuzoi të bënte komente lidhur me këtë informacion.

Sekretari amerikan, Mike Pompeo kishte theksuar javën e kaluar se riatdhesimet do të fillojnë në të ardhmen, por nuk kishte konfirmuar informacionet e shtypit për transferimin e 55 trupave./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.