NJU JORK – Shtyhet samiti Trump-Putin

NJU JORK, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Samiti i dytë mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk do të zhvillohet para 2019, edhe pse presidenti Trump  e ka ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë në vjeshtë, sepse presidenti ka vendosur t’i shtyjë ato deri në mbylljen e hetimeve të prokurorit special Robert Mueller mbi skandalin Russiagate, theksoi  zëdhënësi John Bolton për shtypin.

”Kështu që, është menduar që të takohen në vitin tjetër, pas mbylljes së hetimeve”, shtoi Bolton.

Polemika të shumta ka në drejtim të presidentit Trump në samitin e Helsinkit, ku gjykohet se Trump është treguar mjaft i butë me Putinin.

Kritikat u theksuan më shumë kur Trump, si suprizë, ka njoftuar se ka në planin e tij për të ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë në vjeshtë.

Presidenti amerikan ka pasur kritika edhe nga partia e tij pasi republikanët Paul Ryan dhe Mitch McConnell kanë thënë se Putin nuk do të ishte i mirëpritur në Kongres.

Shtyrja e takimit të dytë vjen edhe pas vendimit të Trump për të thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të folur për sigurinë e zgjedhjeve si dhe deklarata e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo i cili tha se SHBA-të nuk do të njohin Krimenë./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.