Muzika Internacionale vjen në Korçë, një atraksion i ri për turistët

Muzika Internacionale vjen në Korçë, një atraksion i ri për turistët

Muzika Internacionale vjen në Korçë, një atraksion i ri për turistëthttps://ata.gov.al/2018/07/26/muzika-internacionale-vjen-ne-korce-nje-atraksion-i-ri-per-turistet/Ky festival lindi si ide, e inkurajuar nga sopranoja Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, duke sjellë një tjetër atmosferë edhe për turistët vendas dhe të huaj. MIK Festival do të zgjasë 5 ditë të plota me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën, historinë e një qyteti, djep të qytetërimit tonë."Ky festival pritet të kthehet në një traditë për qytetin e Korçës ndërsa janë të mirëpritur të gjithë të vijnë të shijojnë muzikën në Korçë dhe le të jenë pjesë e festivalit”, tha File, gjatë prononcimit për ATSH, duke nënvizuar se synohet që dhe ky lloj festivali të kthehet në një traditë, siç është festa e birrës, që zhvillohet në mes të gushtit në qytetin e Korçës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 26 Korrik 2018

TIRANË, 26 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/- Qyteti i Serenatave, Korça është kthyer këto ditë në oazin e muzikës, falë projektit: “Muzika Internacionale në Korçë” Festival (MIK Festival), i cili ka nisur të mërkurën për t’u mbyllur të dielën (25-29 Korrik 2018).

Ky festival lindi si ide, e inkurajuar nga sopranoja Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, duke sjellë një tjetër atmosferë edhe për turistët vendas dhe të huaj.  Sopranoja e njohur sjell disa nga zërat e skenës lirike, që do të nderojnë figurën e sopranos Tefta Tashko Koço, ku do të interpretohen këngët e saj.

Një mbrëmje poezie dhe serenatash, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, ka si qëllim përfshirjen e tij, në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.

MIK Festival do të zgjasë 5 ditë të plota me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar kulturën, historinë e një qyteti, djep të qytetërimit tonë.

Koncepti i tij është ndërthurja e formave të ndryshme të shprehjes së artit dhe vendosja e tyre në funksion të hapësirës dhe kohës.

Pjesë e mbrëmjes janë artistet Arlinda Morava, Klejda Tare, Zhulieta Sheremeni, Xhoi Mance dhe Kristo Sherko. Jo vetëm këngët më të bukura që janë interpretuar nga Tefta Tashko Koço janë pjesë e kësaj mbrëmje, por nuk mungon dhe një kumtesë nga studiuesi Pandi Bello.

Sotiraq Filo, Kreu i Bashkisë së Korçës bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Festivali është një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti. Organizohet për herë të parë në bashkëpunim mes Bashkisë Korçë dhe Inva Mula si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe TVSH”.

Filo thotë se “është me një kohëzgjatje prej pesë ditësh, ku sjellim muzikën klasike, lirike dhe instrumentale, të disa gjinive të ndryshme.  Pjesëmarrja është shumë e mirë. Do jenë shumë këngëtar, një pjesë të huaj dhe një pjesë vendas”.

“Ky festival pritet të kthehet në një traditë për qytetin e Korçës ndërsa janë të mirëpritur të gjithë të vijnë të shijojnë muzikën në Korçë dhe le të jenë pjesë e festivalit”, tha File, gjatë prononcimit për ATSH, duke nënvizuar se synohet që dhe ky lloj festivali të kthehet në një traditë, siç është festa e birrës, që zhvillohet në mes të gushtit në qytetin e Korçës.

Korça vitet e fundit është bërë mikpritëse e shumë turistëve të huaj dhe vendas, të cilët zgjedhin qytetin e serenatave për turizmin malor, kulturor…etj

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.