KINË – Përqindja e lindjeve në provincat verilindore të Kinës më e ulëta në botë

141

PEKIN, 26 korrik /ATSH/ – Raportet tregojnë se përqindja e lindjeve në provincat verilindore të Kinës është më e ulëta në botë – rreth një e treta e asaj të Japonisë, sipas CRI-së.

Sipas ekspertëve, në Kinën Verilindore shifra e lindshmërisë, ose numri mesatar i fëmijëve që lind një grua gjatë jetës së saj, në vitin 2015 ishte 0.55.

Një raport i publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vitin 2016 vlerëson se lindshmëria në këtë rajon në vitin 2010 ishte 0.75.

Popullsia e tre provincave të Kinës Verilindore zë 8.2 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit, një rënie me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2000./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.