GREQI – Shkatërrohen nga zjarri arkivat e regjisorit Angelopulos

ATHINË, 26 korrik /ATSH-AFP/ – Shtëpia e dytë dhe arkivat private të ”papës” së kinemasë greke, Theo Angelopulos, i cili ka vdekur në vitin 2012, u shkatërrua nga zjarri tragjik që u regjistrua të hënën në lokalitetin e Matit, në bregun lindor të Athinës, dëshmoi vejusha e tij Fivi.

Regjisori, fitues i Palmës së Artë në Kanë në vitin 1998 i kryeveprës ”Përjetësi dhe një ditë” ishte i afeksionuar pas kësaj vile ku kalonte shpesh pushimet verore së bashku me bashkëshorten dhe tre vajzat e tij.

”Librat e bashkëshortit, korrespondenca e tij me personalitete të ndryshme, të gjithë librat që autorët i kishin kushtuar, si dhe tekste, poema u shkatërruan”, shprehej me lot në sy, Phivi Angélopoulos për televizionin Star.

Ajo saktësoi se bëhej fjalë për arkiva me ”karakter privat” të regjisorit./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.