Beyonce publikon për herë të parë foton e binjakëve të saj

TIRANË,26 korrik /ATSH/ – Që prej lindjes së tyre në qershor të vitit të kaluar Beyonce nuk ka ndarë shumë foto të binjakëve me fansat e saj. Beyonce i surprizoi fansat e saj me foton e adhurueshme të binjakëve të saj ndërsa bënte një pushim të shkurtër nga turi i saj botëror ”Who run the World II” me bashkëshortin e saj Jay Z.

Këngëtarja 36 vjeçare e ndau foton nëpërmjet Snapchatit dhe zbuloi se fotoja ishte bërë gjatë turit të saj. Vajza e saj Rumi shfaqej duke qeshur ndërsa Sir teksa kishte kapur dorën e nënës së tij.

Beyonce e cila është këngëtarja më e nominuar për çmimet Grammy, i lindi binjakët e saj në qershor të vitit 2017, por ka edhe një vajzë tjetër Blue Ivy, 6 vjeç.

Edhe pse prindër të 3 fëmijëve tashmë, fansat e Beyonce kanë zbuluar se ata e kanë qejf numrin 4 pasi Beyonce ka lindur më 4 shtator ndërsa Jay Z më 4 Dhjetor dhe të dy ata janë martuar më 4 Prill të 2008./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.