Bashkëpunimi me pushtetin lokal, thelbësor për parandalimin e Emergjencave Civile

TIRANË, 26 korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/ – Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë thirrje për rritjen e bashkëpunimit me pushtetin lokal, si bazë për parandalimin e emergjencave civile.

I pranishëm në bazën detare të Kepit të Palit (Durrës), ku Ministria e Mbrojtjes dhe FA organizuan ekspozimin e kapaciteteve për Emergjencat Civile, Kreu i EC, Haki Çako tha se kapaciteti që ofron sot shërbimi i Emergjencave Civile është më i lartë se kurrë më parë.

“Ky kapacitet, kaq i lartë nuk ka ekzistuar më parë dhe siguria është gjithnjë e më e lartë”.

E vendosur si një prioritet i qeverisë, Emergjenca Civile reflekton modernizim dhe bashkërendim me FA-të në përballimin e emergjencave. Në lidhje me angazhimin, bashkitë dhe qarqet të vendosin të gjitha kapacitetet në funksion të përballimit të emergjencave, sipas parimit të gradualitetit. Ky parim do të siguronte nga njëra anë, përdorimin racional të FA në këtë drejtim dhe nga ana tjetër, do të forconte rolin parësor që ka pushteti vendor në këtë situatë. Analizat dhe konkluzionet e nxjerra nga dimri i kaluar tregojnë se pushteti vendor nuk i kishte respektuar të gjitha përgjegjësitë ligjore që i takojnë për parandalimin e këtyre sistemeve parandaluese. EC janë strukturë e MM. Modernizimi i këtij sistemi është thelbësor. Do të kemi së shpejti një strukturë me aftësitë dhe kapacitetin e duhur për të transformuar dhe modernizuar edhe më tej këtë strukturë”, tha Çako. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.