Ambasada greke: Mirënjohje Shqipërisë për solidaritetin

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ – Ambasada e Greqisë në Tiranë ka falenderuar për mbështetjen që kanë marrë nga Shqipëria, si nga subjektet zyrtare, ashtu dhe nga qytetarët për zjarret katastrofike që goditën Attikën.

Në një deklaratë për shtyp, ambasada e Greqisë thekson se “ky solidaritet vërteton edhe një herë miqësinë mes dy kombeve”.

“Ambasada e Greqisë në Tiranë, gjithë anëtarët e personelit të saj shprehin falenderimet e tyre të ngrohta për qindra mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje, që kemi marrë nga çdo skaj i Shqipërisë, si nga subjektet zyrtare ashtu dhe nga qytetarët, për zjarret katastrofike që goditën Attikën. Në këto momente të vështira për Greqinë, teksa zjarrëfikësit dhe vullnetarët vazhdojnë betejën më flakët, mesazhet tuaj prekëse na japin forcë dhe vërtetojnë ndjenjat e solidaritetit dhe të miqësisë që na bashkojnë”, thuhet në deklaratë. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.