Vetingu, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani

255

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Në seancën dëgjimore, gjyqtari rezultoi pa probleme sa i përket pasurisë, ndërsa DSIK tha që Ardian Dvorani ka përshtatshmëri në detyrë dhe se nuk ka asnjë dyshim për përfshirje në korrupsion. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.