SIRI – Më shumë se 150 të vdekur pas sulmeve të ISIS në jug të vendit

BEJRUT, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën sot pas një sërë sulmesh të marra përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik, në jug të Sirisë, një prej bilanceve më të rënda që prej fillimit të luftës në 2011.

Bëhet fjalë për sulmet e para, në formën e atentateve kamikaze, të këtyre përmasave kryer nga Shteti Islamik që prej muajsh në vend, ku organizata xhihadiste ka pësuar dështime të shumta këto muajt e fundit.

Ato ndodhën në provincën e Soueidas, kontrolluar plotësisht nga regjimi i Bachar al-Assad. Xhihadistët e Shtetit Islamik janë të pranishëm në një zonë të shkretë në verilindje të këtij rajoni.

“Sipas medias zyrtare siriane, forcat e regjimit kanë ndërmarrë një kundër sulm për të zmbrapsur xhihadistët. Sulme ajrore kanë shënjestruar në të njëjtën kohë grupin ekstremist”, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.