Si të përballoni pushimet verore në mal kur jeni me fëmijë të vegjël

TIRANË, 25 korrik/ATSH/-Pushimet ideale për ju, që jeni të shoqëruar nga fëmijë të vegjël, nuk mund të jetë vetëm në det, por edhe në mal.

Nëse vendosi të kaloni pushimet me familjen dhe fëmijët ne mal, mund të përjetoni natyrën nga afër, ajrin e pastër, qetësinë e ralaksin. Sigurisht që pushimet në mal kanë rreziqet e tyre kur jeni të shoqëruar nga fëmijët tuaj.

Udhëtimi- Gjëja e parë që do ju duhet të përballeni nëse vendosni të kaloni pushimet në mal është udhëtimi. Për të mbërritur në destinacion mund t’iu duhet të kaloni edhe në kthesa të shumta, të cilat mund të shkaktojnë të përzjera për fëmijët. Por, për të shmangur të përzjerat fëmijët mund të përdorin një byrzylyk në dorën e tyre.

Lokaliteti- Për të stabilizuar zakonin e vendit ku do të shkoni me pushime, është e nevojshme mendimi i pediatres. Le të themi që për një të sapolindur duhet patjeter të shmangësh pushimet në mal. Po ashtu, është e rëndësishme të mos zgjidhni një vend larg ambulacës ose farmacisë

Eskursionet- Për të shmangur lodhjen e fëmijëve, së pari konsultohemi me guidën në internet për vështirësitë e një eskursioni të zgjedhur nga ju. Janë gjithmonë të disponueshme detajet e një udhëtimi, për të shmangur lodhjen apo incidente te mundshme.

Çantat- Gjatë eskursionit në mal të shoqëruar nga fëmijët, është e rëndësishme të keni bagazhet e nevojshme. Kështu, në çantë nuk duhet të mungojnë ndihma e shpejtë, facoleta, pomadë kundër insekteve, numra tel etj.

z.tosku /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.