SHBA – Trump njofton një fazë të re në marrëdhëniet me BE-në

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot një fazë të re në marrëdhëniet SHBA-BE, pas takimit në Zyrën Ovale me kreun e ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker.

Ai konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë të shkojnë drejt tarifave doganore zero në shkëmbimet industriale jo-automobilistike.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kreu i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker zhvilluan sot një takim produktiv në Shtëpinë e Bardhë ku tentuan të gjejnë zgjidhje për luftën tregtare të nisur nga presidenti amerikan./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.