HAPËSIRË – NASA dërgon anije kozmike drejt Diellit, më afër se asnjëherë më parë

ANKARA, 25 korrik  /ATSH-AA/ –  Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) do të dërgojë anije kozmike drejt Diellit, në fillim të muajit gusht, duke shpresuar se do të zgjidhë disa nga misteret e tij.

NASA në një deklaratë tha se anija me madhësinë e një automobili e quajtur ”Parker Solar Probe”, pas 6 gushtit do të lançohet me raketën ”Delta 4”.

Planifikohet që ”Parker Solar Probe”, të rrotullohet 24 herë rreth Diellit në atmosferën e jashtme të quajtur kurora.

Theksohet se ky mjet do të hetojë Diellin më shumë se asnjë  objekt tjetër të prodhuar nga njeriu.

Mes detyrave të anijes janë zgjidhja e mistereve si përshpejtimi i erës diellore, rrjedhja e vazhdueshme e substancave nga yjet dhe temperaturat ekstreme në kurorën e tij.

Shkencëtarët theksojnë se mburoja e anijes që ndalon nxehtësinë do të mundësojë realizimin më së miri  në këtë mision./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.