ATHINE, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – Arriti në 79 numri i viktimave nga zjarret në Greqi, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të humbur, bëri të ditur një zyrtare e zjarrfikësve të Greqisë.
Zëdhënësja Stavroula Malliri ka sqaruar se qindra zjarrfikës vazhdojnë të kërkojnë në zonat më të prekurat nga zjarri rreth Athinës.
Një prind ka kërkuar ndihmë për të lokalizuar vajzat e tij binjake, të cilat shihen në një filmim të zbrisnin në Rafina, në një nga një varkat që kishte që kishte shpëtuar njerëz në bregdet./ /os/ a.jor.