UT, publikohen kuotat dhe tarifat e shkollimit për secilën degë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ – Universiteti i Tiranës ka publikuar kuotat dhe tarifat e shkollimit për programet e ciklit të parë të studimit (bachelor), për vitin akademik 2018-2019.

Kështu, pranimet në degët e studimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë shkojnë nga 100-180. Fakulteti i Shkencave të Natyrës pranon 100 studentë në të gjitha degët e tij, përveç degës së Informatikës ku numri i pranimeve shkon në 200 studentë.

Gjuhët e huaja do të pranojnë nga 80 deri në 240 studentë për degë të caktuara, ndërsa pranimi në shkencat sociale shkon nga 90 deri në 110 studentë.

Fakulteti i Ekonomisë do të pranojë 110 deri në 460 ndërsa ai i Drejtësisë do të pranojë një numër prej 700 studentësh. Ndërsa filiali i UT-së në Sarandë do të pranojë nga 50-75 studentë në degët Administrim-Biznes dhe Gjuhë Angleze.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.