Shkrimtari Ymer Elshani dekorohet pas vdekjes me Medaljen Presidenciale

140

PRISHTINË, 24 korrik/ATSH/ “Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova shkrimtarin e njohur të letërsisë për fëmijë, intelektualin dhe pedagogun, Ymer Elshani”, ka shkruar Thaçi, sipas njoftimit të përcjellë nga KosovaPress.

Thaçi ka thënë se Elshani dhe familja e tij u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ymer Elshani lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane.

Ai u vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë. /m.z//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.