SHBA – FMN : Nuk ka asnjë provë për manipulim të monedhës nga ana e Kinës

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Nuk ka asnjë provë që Kina ka manipuluar me monedhën e saj, u shpreh sot Maurice Obstfeld, kryefinancieri i Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN), në përgjigje të një akuze të ngritur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Maurice Obstfeld bëri të ditur se një raport i Thesarit kishte arritur në të njëjtin përfundim.

Në mesin e muajit prill, Thesari amerikan vlerësoi se Kina nuk po manipulonte me monedhën e saj, por po monitoronte me kujdes këtë shtet, në mënyrë të njëjtë si me Korenë e Jugut, Gjermaninë, Japoninë, Zvicrën dhe Indinë.

‘’Pavarësisht lëvizjeve të monedhave të konstatuara së fundmi, nuk ka prova për manipulim’’, u shpreh ai gjatë një interviste dhënë për televizionin amerikan CNBC.

Presidenti amerikan akuzoi të premten se Kina, Bashkimi Europian dhe shtete të tjera po manipulojnë me monedhat e tyre duke ulur normat e interesit./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.