KINË – Pekini mbështet ekonominë përballë luftës tregtare

PEKIN, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria kineze do të marrë masat për të mbështetur ekonominë që të luftojë ndikimin e luftës tregtare kino-amerikane në rritjen ekonomike.

Përballur me pasiguri të jashtme, qeveria kineze u mblodh dje rreth kryeministrit, Li Keqiang për të miratuar një sërë masash fiskale dhe financiare të destinuara për të mbështetur kërkesën e brendshme.

Me iniciativë të presidentit amerikan, Donald Trump, produktet kineze janë përballur që prej fillimit të muajit me tarifat doganore ndëshkuese të SHBA-së, në vlerën e 34 miliardë dollarë për importet vjetore.

Pekini është kundërpërgjigjur me masa në të njëjtën vlerë, por presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi javën e kaluar se do të godiste të gjitha importet që vinin nga Kina.

Qeveria kineze pranoi javën e kaluar se kjo luftë tregtare rrezikon rritjen ekonomike të vendit.

“Për të mbështetur ekonominë, Pekini do të vazhdojë një politikë fiskale më aktive”, sipas një komunikate të publikuar nga qeveria./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.