Këmbimi valutor/Euro e qëndrueshme, dollari amerikan forcon lehtë pozitat

TIRANË, 24 korrik /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën euro ka ruajtur të njëjtat pozita të një dite më parë në këmbim me lekun, ndërsa dollari amerikan është forcuar lehtë me 0.04 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro blihet me 125.80 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 107.55 lekë.
Ekspertët bankarë shprehen se, tregu valutor luhatet brenda pritshmërive të Bankës Qendrore, ku dominon kërkesë-oferta dhe faktorët sezonalë, siç është aktualisht sezoni turistik.

Për sa i takon monedhave të tjera, ato luhaten përkatësisht; paundi britanik këmbehet me 140.99 lekë, franga Zvicerane 108.20 lekë ose 0.16 lekë më pak. Ndërkohë që rënie të theksuar ka shënuar ari me 449.87 lekë.

Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.55 +0.04
Euro EUR 125.80 0.00
Poundi Britanik GBP 140.99 -0.04
Franga Zvicerane CHF 108.20 -0.16
Jeni Japonez (100) JPY 96.74 -0.01
Dollari Australian AUD 79.41 -0.16
Dollari Kanadez CAD 81.66 -0.09
Korona Suedeze SEK 12.16 0.00
Korona Norvegjeze NOK 13.13 -0.04
Korona Daneze DKK 16.87 -0.01
SDR SDR 151.13 +0.59
Ari(OZ 1) XAU 131677.77 -449.87
Argjend(OZ 1) XAG 1658.42 +1.69
Juani Kinez (onshore) CNY 15.78 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 15.74 -0.06
Lira Turke TRY 22.55 -0.03

e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.