Janet Jackson me një klip të ri

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Janet Jackson po jep gjithçka për albumin e saj të radhës.

Këngëtarja ka punuar pa ndërprerje në albumin e saj, të parin pas tre vjetësh dhe së fundmi është duke realizuar xhirimet për klipin e radhës.

Ajo është parë duke xhiruar në Brooklyn në New York, e shoqëruar nga disa valltarë. Të gjithë ishin të veshur me rroba plot me ngjyra, ndërsa Janet kishte edhe një shall në kokë. Klipi do të publikohet së shpejti. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.