TEHERAN – Irani: Kërcënimet e Trump pjesë e një lufte psikologjike

TEHERAN, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Kreu i ushtrisë iraniane “Bassidj” konfirmoi sot se kërcënimet e presidenti amerikan, Donald Trump ishin pjesë e një “luftë psikologjike”, njoftoi një media lokale.

“Deklaratat e Trump kundër Iranit janë pjesë e një lufte psikologjike. Nuk është në pozicionin të reagojë kundër Iranit”, theksoi gjenerali, Gholam Hossein Gheypour.

Këto komente u bënë pas një paralajmërimi nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump kundër Iranit me një ashpërsi të rrallë, ku në një postim në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Mos e kërcënoni më kurrë SHBA-në ose do të keni pasoja që nuk i keni parë kurrë më parë në histori”.

Ky mesazh ndodhi pasi presidenti iranian, Rohani kishte paralajmëruar drejtuesin amerikan të mos “luante me bishtin e luanit” duke thekuar se një konflikt me Iranin do të ishte nëna e të gjitha luftrave./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.