Lungomare, investimi që i ndryshoi faqen Vlorës

272

Lungomare, investimi që i ndryshoi faqen Vlorës

Lungomare, investimi që i ndryshoi faqen Vlorështtps://ata.gov.al/2018/07/23/lungomare-investimi-qe-i-ndryshoi-faqen-vlores/Por si e ka ndryshuar ky investim qytetin dhe jetën e qytetarëve të Vlorës?“Këtu përpara shikoje vetëm bretkosa dhe papastërti të ndryshme”, shprehet një qytetar i Vlorës. “Ndërtesat e shkatërruara, të ndërtuara pa sistem, ndërsa tani duket gjithçka shumë e bukur. Të jep kënaqësi të jesh qytetar i Vlorës kur kalon në këtë shëtitore”, thekson një tjetër qytetar.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 23 Korrik 2018

 

 

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ – Rikonstruksioni i Shëtitores së Vlorës është ndër projektet më të mëdha të financuara nga BE-ja në Shqipëri në infrastrukturën urbane.

Tashmë, shëtitorja e re mund të mirëpresë aktivitete dhe veprimtari të shumta.

Qytetarët e Vlorës dhe turistët tani mund të gëzojnë zona të reja publike dhe një shëtitore prej 3 km.

Por si e ka ndryshuar ky investim qytetin dhe jetën e qytetarëve të Vlorës?

“Këtu përpara shikoje vetëm bretkosa dhe papastërti të ndryshme”, – shprehet një qytetar i Vlorës.

“Ndërtesat e shkatërruara, të ndërtuara pa sistem, ndërsa tani duket gjithçka shumë e bukur. Të jep kënaqësi të jesh qytetar i Vlorës kur kalon në këtë shëtitore”, – thekson një tjetër qytetar.

“E kanë bërë shumë bukur, unë kam vite që vij këtu në Vlorë me pushime dhe këtë e kanë bërë fantastike”, – thotë një qytetare.

Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shprehet se, “Lungomare është krenaria e qytetit. Investimi që i ndryshoi faqen qytetit. Në këtë qytet janë shitur më shumë biçikleta se në 25 vitet e fundit, që tregon se impakti që japin veprat në favor të përmirësimit të jetës së qytetarëve është i drejtpërdrejtë”.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin thekson se, “jam shumë e lumtur që është në një qytet që është transformuar tërësisht nga ajo çka kemi parë vetëm një vit më parë. Faleminderit që e keni përdorur këtë hapësirë, faleminderit që u kujdesët për atë që ju është dhënë”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.