Laçi huazon Radas nga Skënderbeu për Europa League

187

TIRANË, 23 Korrik /ATSH/ -Klubi i Laçit ka huazuar nga Skënderbeu mbrojtësin kroat me eksperincë Marko Radas për dy ndeshjet e vlefshme për Europa League ndaj norvegjezëve të Moldes.

Ky huazim konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy klubeve pasi presidenti Ardjan Takaj i ka dhënë dakordësinë presidentit të kurbinasve Pashk Laska, për të huazuar te Laçi një ekspert të mbrojtjes.

Për vetë eksperiencën e madhe që ka, Marko Radas do të jetë një përforcim shumë i vlefshëm për Laçin kjo edhe për faktin se trajneri Besnik Prenga kishte shumë nevojë për një tjetër lojtar në mbrojtje.

Nuk duhet harruar as fakti që Radas është një mjeshtër i goditjeve standarte dhe Laçi me të mund të jetë më i rrezikshëm në çdo top të ndaluar.

Te bardhezinjtë Radas do të gjejë edhe dy kroatët e tjerë Eller dhe Kendes.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.